Messi, Ronaldo, Mbappe dhe Botërori i Katar kanë qenë temat më të rëndësishme në muajin e fundit, një diskutim ku është përfshirë edhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë. Erdogan njihet për pasionin e tij ndaj futbollit, dikur ka qenë edhe një ish futbollist profesionit, por këtë herë presidenti ka bërë një analizë interesante për atë që ndodhi me Ronaldon në Botëror, foli për Messin dhe për Mbappe-n:

“Për fat të keq, Ronaldo u shpërdorua, i vendosën dhe një vello politike, pasi Ronaldo njihet nga të gjithë si një mbështetës i kauzës palestineze. Të aktivizosh një lojtar si Ronaldo për 30 minuta në ndeshjen kundër Marokut, do të thotë të hedhësh në fushë një lojtarë të ezauruar psikologjikisht, i hoqën energjinë”, u shpreh Erdogan duke u ndal më pas te e ardhmja e CR7:

Ronaldo
Ronaldo

Sipas informacioneve që kam, Ronaldo do të shkoj në Arabinë Saudite”, theksoi Erdogan i cili ndër të tjera shtoi se Argjentina e meritoi suksesin në Botëror: Messi? Deçiziv, pavarësisht moshës. Mbappe? Ai është e ardhmja, u shpreh Erdogan në një intervistë për një televizion në Turqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb