Aktori ikon Terence Hill feston sot 80 vjetorin. Së bashku me të paharrueshmin Bud Spencer në fund të viteve 60-të, deri tek suksesi në rolin e Don Matteo, Hill nuk ka reshtur kurrë së qenuri një figurë qendrore në imazhin kolektiv italian. Edhe sot në moshën 80 vjeçare ai duket se s’ka ndërmend të lërë skenën. Janë të shumtë personazhet e interpretuar prej tij në më shumë se 40 vite karrierë. Ai është Ikona e kulturës popullore, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë, si psh në Gjermani, vend ku ai realizoi filmat së bashku me Bud Spencer.

“Nuk na ndanë kurrë sepse u kombinuam shumë mirë herën e parë, nuk e dimë pse, por funksionoi si magji”, – tha Terence Hill në një intervistë të fundit për partneritetin e veçantë me Bud Spencer, i cili vdiq në vitin 2016.

“Çdo performancë me Budin më ka ndryshuar dhe mendoj se vlen edhe e kundërta. Kurrë nuk jemi zemëruar me njëri-tjetrin”, – shtoi ai.
Terence Hill luan ende. Ai filloi ta luante priftin detektiv Don Matteo në serinë televizive italiane me po të njëjtin titull derisa ishte 61 vjeç dhe ende nuk dorëzohet. Pak e dinë që Terence Hill përveç se aktor dhe skenarist, është edhe regjisor dhe producent i suksesshëm.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb