Ndeshja e luajtur sot mes Laçit dhe Kamzës e përfunduar 2-0 në favor të vendasve ishte shumë e ndezur si pasojë e disa vendimeve të kontestuara të arbitrit.
Në një moment gjatë pjesës së parë trajneri i Kamzës, ramazan Ndreu, tërhoqi ekipin nga fusha, si për të treguar se kështu nuk vazhdohet. Mirëpo në intervistën pas ndeshjes Ndreu ka folur me shumë qetësi, duke u shprehur se i duhet të shohë rastet para se të flasë.
Pse vendosët të vazhdonit lojën pas protestës?
Protesta jonë ishte e shkurtër, sepse nuk mundnim të braktisnim fushën. Dua ti shoh edhe një herë rastet dhe pastaj do dal me një deklaratë timen.
Aktivizimi i Abdylit para Gjonikaj?
Menduam ti jepnim mundësi Abdylit, sepse është i gjatë dhe për ta shfrytëzuar për topat e lartë.
Mos duhet të luani më të qetë?
Ka momente që bëhemi nervozë, por ne jemi të qetë.
Nuk keni arritur të fitoni prej 5 ndeshjesh…
Po mundohemi që të zhvillojmë ndeshje të mira. Skuadra po luan shumë mirë. Duhet të ndajmë nervozizmin nga lufta sportive. Ndaj Flamurtarit, Vllaznisë dhe sot kemi zhvilluar ndeshje të mira.
(e.k/BalkanWeb)