Champions League është gjithnjë e më parë, vetëm 3 pikë larg. Pas suksesit të pabesueshëm ndaj Juves në “Allianz Stadium”, “djalli” rikthehet sërish në Torino, këtë herë duke shpërbërë ekipin “granata” me një fitore 0-7. Brenda pak ditësh, ekipi i Piolit shënon plot 10 gola në transfertë duke i lëshuar një sinjal të qartë të gjithë rivalëve që i kërcënojnë në këtë garë.

Në dukje ky është një rezultat i ekzagjeruar që nuk ndodh shpesh në Serie A, por thuajse në çdo zbritje në sulm kuqezinjtë ishin “vrasës”. Theo hapi siparin e golave në minutën e 19-të ndërsa Kessie në të 26-të, këtë herë nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar rezultatin.

Pjesa e dytë ishte dhe më spektakolare me Diaz që trefishojë shifrat në minutën e 50-të. Hernandez kompletoi “dopjetën” e tij personale në minutën e 62-të për ti hapur më pas rrugën Ante Rebic, autor i një tregolëshi.

Pas këtij suksesi është e vështirë të gjesh fjalët e duhura por Stefano Pioli u përpoq të mbaj ekipin me këmbë në tokë: “Ishin dy transferta shumë të vështira dhe shumë të rëndësishme dhe janë një sinjal i qartë. Na duhet ende një fitore dhe vetëm aty duhet të jemi të përqendruar. Jemi ende 3 km larg majës por për sa kohë nuk kemi arritur ende gjithçka mund të ndodh”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: