Gazetari Andi Bushati tha në emisionin “Open” se nëse qeveria do ta kishte marrë seriozisht paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta për emergjencat, situata pas tërmetit do ishte përballuar më mirë.


“Sikur Metën ta kishin dëgjuar për atë që tha në qershor dhe të ishin ulur në gusht apo në korrik rreth një tryeze të rrumbullakët dhe të diskutonin, ore a kemi qen, a kemi doreza, a kemi mjete për të gjetur njerëzit, a kemi batanije apo do ja kërkojmë batanijet NATO-s, etj.


Po t’i kishim bërë këto në qershor dhe të mos bënim show që na u çmend presidenti, pra të të kthenim në debat të shoqërisë jo nevojat për emergjenca, por si të sulmonim presidentin, sot do të kishim qenë më mirë”, tha Andi Bushati.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb