Më shumë se 7 milionë fëmijë janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri më 6 shkurt, tha sot UNICEF, duke vlerësuar se disa mijëra prej tyre mund të jenë vrarë.

“Në Turqi, numri i përgjithshëm i fëmijëve që jetojnë në dhjetë provincat e prekura nga dy tërmetet është 4.6 milionë. Në Siri, 2.5 milionë fëmijë janë prekur ”, tha James Elder, një zëdhënës i organizatës në një konferencë të rregullt për shtyp në Gjenevë.

“Shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre dhe tani po jetojnë në streha të përkohshme, shpesh në kushte ngrirjeje dhe me borë e shi duke shtuar vuajtjet e tyre,” shton ai.

(Protothema/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb