TEPELENE- Tërmet Peçi kësaj here ka vendosur që ta bëjë pjesë të imazhit të ri të palestrës së gjimnazit në qytetin e Tepelenës edhe kryeministrin e vendit Edi Rama.
Gjatë rikonstruksionit të palestrës së gjimnazit në Tepelenë, vihet re që në një pjesë të murit është pikturuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili luan basketboll.
Nuk dimë nëse Tërmeti ka qënë fans i Ramës basketbollist, por me siguri e vlerëson shumë përderisa e zgjedh si imazh.
Fotoja është dërguar nga një qytetar i cili shkruan: “Prsh JOQ…ndodhem ne qytetin e Tepelenes ku po behen punimet ne palestren e qytetit dhe me beri shum pershtypje kjo foto me duket mua apo eshte ai i gjati? anonimi ju ltm…”
(m.a/BalkanWeb)