Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së enjtes në jug të Greqisë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja u shënua rreth orës 15:18 pranë brigjeve të ishullit të Kretë.
Instituti Gjeodinamik raportoi se epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 61 kilometra në jugperëndim të Paleochora, në rajonin e Chania, me një thellësi fokale prej 7.8 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe vlerësimin e çdo pasoje të mundshme.
