TIRANË

Sizmologu i njohur Llambro Duni, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” të gazetarit Sokol Balla ka folur për ngjarjen e rëndë, ku 22 persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë mbetën të plagosur.

Gjithashtu Llambro Duni tregoi se tërmeti pati një fuqi shkatërrimtare për shkak të kohëzgjatjes së tij. Duni pohoi se ky tërmet ishte më i madh se ai i vitit 1979.

“Me ndodhjen e kësaj ngjarje mendojmë se është realizuar skenari maksimal në Ballkan. Ndërkohë, ato që do vijnë më pas do jenë me intensitet të madh. Pjesa maksimale ka zgjatur 20 sekonda. Ishte më i madh në kohëzgjatje më të madhe se tërmeti i 21 shtatorit. Ky ishte tërmeti më i madh se ai i vitit 1979. Ai tërmet ka pasur 36 të vdekur”, tha Duni.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: