Një tjetër godinë do të shembet sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, e cila u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj tha se pasi një prej ish-konvikteve u hodh në tokë nga fadromat, një tjetër pritet të shembet me shpërthim të komanduar.

Shpërthimi do të bëhet nga ekspertët e batalionit xhenio. Ashtu siç është thënë edhe më herët, pritet të shemben 10 godina, të cilat deri më 2016 kanë qenë të banuara nga qytetarë të pastrehë.

Por këto godina u shpallën të pabanueshme, ndërsa qytetarët u nxorën prej aty me forcë. Ndërkohë, në UBT dhe QS do të ndërtohen kampuse universitare. Deri në 11 prill të 2019-ës, projekti i bashkisë dhe qeverisë ishte që këto godina do të rikonstruktoheshin,por siç duket tërmeti i ka prishur planet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: