Tërmeti me magnitudë 6.3 ka tronditur ditën e sotme SHqipërinë dhe jo vetëm. Deri më tani zyrtarisht janë 15 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur. Faqja ndërkombëtare “Volcano Discovery” ka publikuar detaje nga goditja e fortë e tërmetit. Sipas asaj që thotë kjo faqe, tërmeti i fuqishëm ka qenë i barazvlefshëm me 3 bomba atomike.

Gjithashtu fuqia e tërmetit ishte i barabrtë me 60 mijë ton eksploziv TNT. Zonat më të prekura ka qenë ajo e Durrësit dhe e Thumanës, zonë ku janë shënuar edhe viktimat. Që nga lëkudja e orës 3:54 në vendin tonë kanë rënë edhe rreth 40 tërmete të tjerë, duke mbajtur në ankth qytetarët, që tashmë kanë lënë shtëpitë e tyre për arsye sigurie.

Termeti Energjia
Termeti Energjia

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: