TIRANË

Tërmeti i 26 nëntorit la pas një ankth kolektiv. Njerëzit ndihen të pasigurt dhe ndjesia sikur lëkundesh i shoqëron gjatë gjithë kohës. Mjekja psikiatre Arjana Rreli shprehet se këto janë elemente të traumës të përjetuar dhe kanë krijuar një emocion të fortë, teksa këshillon rikthimin në rutinën e përditshme.



Më të ndjeshmit ndaj  kësaj situate janë fëmijët. Psikiatrja sugjeron prindërit që t’i suportojnë dhe t’ju japin siguri dhe mbrojtje duke kaluar së bashku vështirësitë dhe duke i angazhuar në aktivitete fizike.


Psikiatria pohon, se janë të shumtë njerëzit, që kërkojnë këshilla sidomos me telefon këto ditë dhe se  qetësia është përgjigja e gjithçkaje tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb