Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi provincën e Jujuy, në skajin veriperëndimor të Argjentinës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ndodhet 73 kilometra në veriperëndim të qytetit të San Antonio de los Cobres dhe thellësia fokale vlerësohet në 194 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb