Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja ka debatuar ashpër me Anëtarin e Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo.

Bejtja u shpreh se Lulzim Basha gënjen kur takon banorët dhe nuk i ndihmon ata, ndërsa Bozdo tha se qeveria nuk ka dhuruar as çadra, por disa çarçafë, në të cilët as që jetohet.

Ilir Bejtja:  Lulzim Basha në Shënavlash ka thënë se nuk i ka vizituar askush. Ndërsa, ne kemi qenë aty dhe madje i kemi edhe me emër kryefamiljarët që janë me çadra. E gjithë komuna Rrashbull kanë marrë çadra. Që të gjithë janë trajnuar me shtretër dhe me batanije. Këto i bën kryeministri fantazmë për të bërë hije, që pa pikë turpi shkon matanë malit të Krujës dhe flet vetëm zi. Iu tha se nuk keni marrë as cadër, kurse ne ua kishim cuar.

Eno Bozdo: Lulzim basha si kryeministër i ardhshëm ka inspektuar situatën.

Ilir Bejtja: Me gënjy me thënë se nuk kanë marrë as ndihma, asgjë është gjëja më e thjeshtë. Ne kemi gjithçka nën kontroll.

Eno Bozdo: Po na tregon foto këtu tani, çfarë është kjo? Edhe na tregon çadër, po çadër, kjo nuk është çadër, por janë çarçafë. Ju as Durrësin nuk e keni nën kontroll.

Ilir Bejtja: Absolutisht nuk janë të vërteta këto. Eno mos shih dokumentarët e Lulzim Bashës.

Eno Bozdo: Mos thuaj gënjeshtra. Këta janë dëshmi të njerëzve dhe jo tonat.

Ilir Bejtja: Janë gënjeshtra të gjitha ata që thuhen. Ne nuk kemi objekt publik që nuk është vlerësuar. Kemi vlerësuar çdo objekt e lagje. Ti nuk ke qenë asnjëherë atje në terren.

Eno Bozdo: Ti je hero i Partisë Socialiste.

Ilir Bejtja: Vjen Lulzim Basha thotë si jeni mirë dhe ikën. Ti duhet të vish së paku të shikosh. Ti vjen këtu dhe iu hedh baltë atyre që kanë punuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: