Në Stolac, epiqendra e tërmetit të frikshëm në Bosnje qytetarët janë ende të tronditur dhe të trishtuar. Vdekja tragjike e 27-vjeçares Elmira Sefo ishte e rëndë për banorët e Stolacit.

Siç raportojnë nga vendi i ngjarjes, qytetarët janë të frikësuar duke komentuar tragjedinë e ndodhur mbrëmë.
Shumë e kaluan natën në makina dhe shkurtimisht komentuan kalimthi: “Zoti na ruajt që kjo t’i ndodhë dikujt!”.

“Gjithçka na ktheu prapa… fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë. Ishte e tmerrshme, pothuajse askush nuk flinte, sepse, pas atij tërmeti të parë, kishte disa pak më të dobët”, tregojnë Jasmina dhe Razija nga lagjja Begovina.

Sipas raportit të Mbrojtjes Civile Kroate, tërmeti ka ndodhur në orën 23:07.
“Më 22 Prill 2022. Në orën 23:07, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në zonën e qytetit të Stolacit, me epiqendër në komunën e Berkoviqit, në Strupiqi. Me atë rast ka mbetur i vrarë një person dhe disa persona kanë pësuar lëndime të lehta”.

Gjatë tërmetit janë shkaktuar dëme materiale në objekte të rrënuara dhe rrëshqitje të dheut në rrugët Stolac – Mostar, Stolac – Neum, Stolac – Lubinje dhe Stolac – Berkoviq.

Punonjësit e Komunalni Stolac dhe DVD Stolac gjatë natës kanë pastruar rrugët në qytet nga rënia e suvasë dhe gurëve nga objektet e rrënuara – thuhet në raportin e qendrës operative të Mbrojtjes Civile.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: