Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Mamurrasit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga afër situatën. Teksa dëgjoi shqetësimet e banorëve, Rama bëri premtimin publik se brenda vitit që vjen shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të kenë shtëpitë e tyre të reja.


Po ashtu kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat me një familje, të cilët brenda një çadre kishin vendosur një ndarje, ku në njërin krah flinin prindërit dhe në tjetrin, djali me nusen.

BISEDA ME BANORËT
Rama: Ca bëhet?
Banori: Kemi shëndetin


Rama: Kjo është kryesorja, tani do ju bëjmë shtëpinë. Ishte koha, liri demorci. Janë dëmtar kolonat?
Banori: Nuk ka pas kolona fare


Rama: Ahh ka qenë koha liri demokraci. Do jua bëjmë shtëpinë të re. Me besim dhe durim, por do ua bëjmë të re.
Banori: Faleminderit

Rama: Sa shtëpi janë në këtë pellg?
Ndërhyn kryebashkiakja: Janë 17
Ndëryn një tjetër banor: Jam në rrugë të madhe. Po flemë në makinë

Rama: Ske çadër??
Banori: Jo s’kam. Jam në rrugë të madhe. Skam asgjë

Rama: Do ju japim çadër dimërore. Brenda mesit të vit të ardhshëm do kemi sistemuar me shtëpi të re pjesën më të madhe të njerëzve. Ata që kanë filluar t’i bien shtëpisë me varre shtëpive, duan të përfitojnë të reja. Ata s’do të marrin shtëpi asgjë. Të rrinë të luajnë si ky çuni në fushë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb