Tërmeti i fuqishëm në Tajvan ka shkaktuar edhe rrëshqitje dherash në qarkun Hualien.

Autoritetet raportuan se tre alpinistë u vranë nga rënia e gurëve në shtegun e Dekalun, ndërsa një shofer kamioni dhe një person tjetër në një makinë private vdiqën nga rënia e mbeturinave në tunelin Huide.

Lajmi u konfirmua gjatë një konference për shtyp nga Qendra Qendrore e Operacionit të Emergjencave.
Zyrtarët thonë se një person vdiq në një gurore të një kompanie kombëtare të çimentos në Tajvan, ndërsa një punëtor ndërtimi humbi jetën teksa ishte në autostradë. Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar 9 të vdekur.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: