Të paktën 1,498 njerëz kanë humbur jetën dhe 8,533 të tjerë u plagosën në 10 qytete, pas dy tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore, ditën e sotme.

Tërmeti 7.7 ballë goditi mëngjesin e sotëm zonën e Pazarcik, Kahramanmara, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Ndërsa në orës 13:24 me orën lokale, Turqia u godit nga një tërmet i dytë, me magnitudë 7.6. Qendra e tërmetit të dytë ishte Elbistan, i zonës së Kahramanmaras.

Mediat turke shkruajnë se deri më tani kanë ndodhur 120 pasgoditje, ndërsa janë shembur 2834 ndërtesa.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se, Turqia u trondit nga “katastrofa më e madhe” që nga tërmeti i vitit 1939.

“Shteti ynë ka marrë masa me të gjitha institucionet e tij që nga tërmeti. Të gjitha burimet janë mobilizuar”, tha ai nga Ankaraja.

Erdogan përcolli mesazhe ngushëllimi për qytetarët e prekur nga tërmeti, teksa ka shtuar se ekipet e shpëtimit janë duke punuar në zonat e prekura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb