Numri i të vdekurve nga tërmeti i shkallës 7.2 të shkallës Rihter në Haiti ka arritur në 2.207 ndërsa 344 persona të zhdukur, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të vendit.

 

Haitt

Teksa numri i të vdekurve rritet në një kohë kur operacionet e ndihmës po zgjerohen, autoritetet po luftojnë me sigurinë në pikat e shpërndarjes. Bandat kanë rrëmbyer kamionët e ndihmës dhe madje edhe ambulancat, duke detyruar punonjësit e ndihmës të transportojnë furnizimet me helikopter.

Përpjekjet e rimëkëmbjes janë penguar gjithashtu nga përmbytjet dhe dëmtimi i rrugëve hyrëse, duke ushqyer tensionet në disa nga zonat më të goditura. Në vende, turma të dëshpëruara janë grindur mbi qeset e ushqimit.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: