Ditë të nxehta për Mançester Sitin kjo sepse prej pasdites së sotme ka nisur në KAS të Lozanës diskutimi për rastin e klubit kampion të Anglisë, që është përjashtuar nga Kupat e Europës nga Bordi i Etikës dhe Kontrollit të UEFA-s për shkelje të rënda të Fair Play-t Financiar.

Por jo vetëm UEFA-n! Mançester Siti ka kundër edhe tetë klube të rëndësishme të Premier League, që sipas “The Sun” i kanë dërguar një letër gjykatës së Lozanës ku i kërkojnë që të hidhet poshtë çfarëdo lloj kërkese e Mançester Siti për të rrëzuar ndëshkimet e dhëna nga UEFA, duke e lidhur këtë fakt me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb