Si pasojë e përmbytjeve në rajonin Papua të Indonezisë kanë humbur jetën 8 persona.

Sipas lajmit në shtypin e vendit, 8 persona kanë humbur jetën dhe 7 mijë njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intensivë që kanë qenë efektiv në Jayapura.

Ndër të tjera theksohet se të paktën 11 shtëpi kanë mbetur nën ujë.

Në përmbytjet e ndodhura një javë më parë në Ishullin Sumatra humbën jetën 2 persona dhe u evakuuan 24 mijë të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: