PRRENJAS

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka qenë në Përrenjas, në vazhdimësi të fushatës elektorale.

Basha thekson se me PD-në në pushtet, garantohet statusi i minatorit. Ai shtoi se më 25 prill, shqiptarët duhet të votojnë për ndryshimin, qofshin të majtë apo të djathtë.

“Rama nuk mbajti asnjë premtim. Të rinjtë dhe të rejat janë larguar jashtë shtetit si kurrë më parë. Rama ka tetë vjet dështime. Më 25 prill është dita e popullit, ju vendosni nëse duhet të rrimë siç jemi apo duhet të ndryshojmë. Do të garantojmë statusin e minatorit.

Me Amerikën dhe Europën do hapim dyert e bashkëpunimit në çdo aspekt. Më 25 prill, të djathtë e të majtë të votojnë për ndryshimin. Votoni për mirëqenien, për ndryshimin. Me ne, Përrenjasi fiton, Shqipëria ndryshon”, deklaroi Basha.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës në Prrenjas:

Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej ju zonja dhe zotërinj, ju të reja dhe të rinj të Prrenjasit! Energjia e ndryshimit e ka pushtuar Prrenjasin për ta çliruar Prrenjasin dhe siç e thotë dhe kënga e fushatës tonë, energjia për ndryshim që ndjej sot në Prrenjas, pak më herët në Librazhd, në Elbasan e mbarë Shqipërinë është e pandalshme, unstoppable. Sepse ndryshimi ju e dini që po vjen për ju, siç beteja e 25 prillit po bëhet për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Nuk po bëhet për atë që pati tetë vite kohë dhe jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por zhyti Prrenjasin, Elbasanin, Librazhdin, Cërrikun, Peqinin, Gramshin dhe gjithë Shqipërinë në një mjerim të thellë. Na la në vend numëro, na la aty ku ishim tetë vite më parë.

Premtoi hapjen e negociatave, që do të sillnin investime, që do të përmirësonin jetën e fermerëve, punëtorëve, do të përmirësonte shkollat dhe universitetet. Tetë vite hapi shampanjën për vete dhe dyert e emigracionit për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë larguar nga Shqipëria si asnjëherë më parë. 8 vite, tetë vite dështime, dështime dhe vetëm dështime dhe vjen të trokasë në derë dhe kërkon dhe katër vite të tjera. Cila është përgjigjja juaj? Cila është përgjigjja e nënave të Prrenjasit, për dështimet. Ju ka zbrazur vatrat, duke shkulur nga zemra fëmijët e tyre duke jua çuar në emigracion. Cila është përgjigjja e baballarëve të papunë e të ç’punësuar e të fermerëve pa subvencione? Cila është përgjigjja e rinisë së Prrenjasit? Padiskutim që jo.

As katër ditë, as katër orë më shumë. Me 25 prill vjen ora, vjen dita për ndryshim. Sepse 25 prilli ndryshe nga çdo të besonte ai nuk është dita e partive por është dita e popullit, është dita e njerëzve, është dita kur ju keni në dorë të gjithë politikanët. Ju i keni në dorë partitë me votën tuaj, ju vendosni. Do të vazhdojmë dhe katër vite si këto tetë vite apo do të votojmë për ndryshim në çdo fushë e mbi të gjitha në fushën e ekonomisë. Kjo është drama më e madhe e familjeve shqiptare. Dje nga Bulqiza, dje nga Klosi dhe sot nga Përrenjasi dua të përsëris se minatorët shqiptar do të kenë brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe të koalicionit tonë për ndryshim statusin e minatorit sipas parimeve të të drejtave të Bashkimi Evropian.

Si kundër bashkërisht me Evropën dhe me Amerikën do të hapim dyert e mbyllura të oportuniteteve, të investimeve të huaja, dyert e subvencioneve për fermerët, dyert e për studentët dhe për pedagogët. Ne do të bëjmë të mundur që vendi ynë Prrenjasi, Elbasani, Shqipëria e bekuar nga zoti por e harruar dhe e lënë pas në këto tetë vite të bëjë përpara, te jetë edhe njëherë jo në bisht të çdo vendi tjetër të rajonit e të jetë në krye, e di për çfarë jemi në krye, për çmime karburantit jemi të parët botë, jemi të tretët faktikisht, me Suedinë dhe me Singaporin.

Ky paradoks do të marrë fund, ky paradoks mund të marrë fund, ky paradoks duhet të marrë fund me votë ne bashkuar të shqiptarëve për ndryshim. Por që kjo të ndodhë, dëshira dhe etja për ndryshim të çdo familjareje dhe familjari, të rinj dhe të reja, dëshira për ndryshimin e miqve tuaj, e rinisë tuaj, është e aftë të buçasë nga kraharori juaj, siç buçet sot Prrenjasi, siç buxhet e gjithë Shqipëria. Më 25 prill të dalim masivisht në kutitë e votimit, të djathtë e të majtë, të gjithë bashkë për ndryshim! Që t’i prini këtë ndryshim për Partinë Demokratike, për numrin 9. Ju do të votoni jo për partitë, por për veten tuaj. Zgjedhjet nuk bëhen për partitë, por për familjet tuaja. Votoni për Shqipërinë drejt europës, votoni për ndryshimin, votoni për mirëqenien, votoni për rininë, votoni numrin 9 për ndryshim! Bashkë për ndryshim, Prrenjasi fiton, çdo banorë i Prrenjasit fiton, bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb