Përveç skuadrave të kryeqytetit, sot pasdite zbritën në fushë edhe ekipet e tjera, ku në javën e parafundit nuk munguan rezultatet interesante.

Barazim pa gola mes Kukësit dhe Erzenit, duke lënë të hapur çështjen e mbijetesës deri në fund. Me këtë rezultat, shijakasit renditet në zonën e Play-Out me 40 pikë, ndërsa verilindorët janë në vendin e shtatë me 42 pikë.

Teuta ka mundur minimalisht Egnatian 1-0 me golin e hershëm të Vilës. Kështu, djemtë durrsakë janë në vendin e katërt me 48 pikë, sakaq Egnatia është në vendin e 3-të me 52 pikë.

Barazim 1-1 mes Vllazinë dhe Laçit. Golit të Balaj iu përgjigj Guindo. Shkodranët shohin veten në vendin e pestë me 47 pikë, ndërsa kurbinasit kanë 2 pikë më pak dhe janë në vendin e gjashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: