MAQEDONI- Lideri i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi pranoi se partia që e drejton ai ka rezultat të dobët në zgjedhje. Ai tha se për këtë rezultat përgjegjësinë e merr ai.

Thaci gjithashtu falënderoi simpatizantët e PDSH-së duke kërkuar që të mos zhgënjehen. Ai tha se, BDI ka humbur zgjedhjet katastrofikisht, ndërkaq sipas tij BESA është fituesja e zgjedhjeve në kampin shqiptar. Thaçi tha se të gjitha mandatet dhe votat që ia jep në mbështetje këtij koalicioni.

Nga rezultatet e fundit të votave (303.365 votues), rezulton se VMRO-DPMNE prin ndaj LSDM-së me 2%.
Nga blloku shqiptar surprizë është Lëvizja BESA, e cila është renditur pas BDI-së së Ali Ahmetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: