PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, në ditën e 27 Prillit, ditës së të zhdukurve të Kosovës, ka thënë se shteti serb do të japë llogari për të gjitha ato krime të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

“Shteti serb do të japë llogari për të gjitha krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, Kosova, bashkë me mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, nuk do të ndalet të kërkuari zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, nuk do t’i ndalin asnjëherë përpjekjet e tyre për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kthimin e tyre në atdhe”, theksoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: