17 vite pasi i dhanë fund fejesës, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ribashkuar. Jo si miq, por më shumë. Të paktën kështu raportojnë mediat e ehuaja rozë.

“Ajo kaloi një kohë të mirë me Benin,” tha një burim për PEOPLE. “Jennifer është e lumtur me të dhe i pëlqen të kalojnë kohë bashkë.”

Udhëtimi i dyshes në Montana ndodhi rreth një javë pasi ishin fotografuar jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles në fund të prillit.

“Ata kanë një lidhje të fortë. E gjitha ka qenë e shpejtë dhe intensive, por Jennifer është e lumtur,” tha një burim i veçantë, i cili është pranë çiftit. Ata më pas u panë duke arritur përsëri në LA të shtunën me një avion privat.

Lopez dhe Affleck ishin fejuar në 2002-in, kur luanin në filmat Jersey Girl dhe Gigli. Ata e shtynë ditët e martesës së tyre 2003-in, më pas u ndanë zyrtarisht deri në janar të 2004-ës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb