PARIS-Njësite anti-terror të Francës, raportohet se kanë arrestuar 160 kilometra larg nga skena e krimit autorët e masakrës në Paris.

The Mirror, duke iu referuar gazetës Liberation, raporton se të dyshuarit ishin larguar drejt qytetit lindor të Francës.

Sipas The Mirror, ata janë arrestuar afër kufirit me Belgjikën, ndërsa lajmi për arrestimet ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të gjithë të dyshuarit, raportohet se jetonin në qytetin Gennevilliers.

Zyrtarë të policisë franceze, kanë identifikuar tre të dyshuar si autorë të sulmit në Paris, si pasojë e të cilit, mbetën të vdekur 12 persona.

Dy të dyshuar, janë vëllezërit Said Kouachi dhe Cherif Chouachi, ndërsa personi i tretë është identifikuar si 18-vjeçari Hamyd Mourad.

Një nga zyrtarët e policisë ka thënë se ata janë të lidhur me rrjete terroriste të Jemenit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb