Sërish shifra tragjike nga Maqedonia e Veriut, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë me koronavirus, dy nga Kumanova dhe një nga Shkupi, duke e çuar në 74 numrin total të viktimave.

Ndërkohë, po në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë realizuar 279 teste, prej të cilëve 21 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Sipas qyteteve: 8 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 6, Prilep 4, si dhe nga një në Tetovë, Strugë dhe Pehqevë. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1436.

Gjithsej 38 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 19 pacient nga Shkupi, tre nga Tetova, 9 nga Struga, 4 nga Manastiri dhe 3 nga Gostivari. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 627.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb