Shkon në 32 numri i viktimave të shkaktuara nga tornado, e cila prej të dielës dhe dje në mëngjes ka goditur pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, duke shkatërruar edhe shumë shtëpi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

’Ka të paktën 11 të vdekur të konfirmuar dhe dëme materiale në të gjithë shtetin’, pranon agjencia e menaxhimit të emergjencave në Mississippi.
Të tjera viktima janë regjistruar në Carolinën e Jugut (9), në Georgia (7), Tennessee(3), Arkansas (1) dhe Carolina e Veriut (1). Presidenti Donald Trump, përpara se të fillonte konferencën e përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhe për koronavirusin, i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb