Jeff Bezos thyen rekord, pasi themeluesi i Amazon arrin një pasuri prej 211 miliardë dollarësh.

Rritja e titujve me vlerë të Amazon në Wall Street, me Pentagonin që anuloi maksimumin e kontratës prej 10 miliardë dollarësh të Microsoft-it, e pasuroi Bezos me 8,4 miliardë dollarë duke forcuar pozicionin e tij.

Elon Musk e ndjek atë në distancë, sipas Indeksit të Miliarderëve ”Bloomberg”, me 180,8 miliardë dollarë.

Medalja e bronztë i takon Bernard Arnault me ​​168,5 miliardë, ndërsa Bill Gates është i katërti me 147,4 miliardë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb