Luka Jovic dhe Nikola Ninkovic janë kthyer në çështje shtetërore në Serbi. Të dy lojtarët braktisën karantinën në ekipet respektive duke u kthyer në shtetin e tyre. I radhës që paralajmëroi dy futbollistët ishte presidenti Aleksander Vucic:

Aleksandar Vucic 1352498993 228328 696x374
Aleksandar Vucic 1352498993 228328 696×374

“Nëse ndonjëri nga ata do të dal nga shtëpia do të arrestohet në vend. Mendoj se atyre i vjen keq për atë që kanë bërë, por ia bëj të qartë atyre se jeta e njerëzve tanë është më e shtrenjtë se milionat e tyre”, u shpreh Vucic. Sipas mediave serbe, prokuroria do të nis një proces penal ndaj sulmuesit të Real Madrid i cili e theu karantinën duke festuar ditëlindjen e të dashurës së tij. Jovic rrezikon një super gjobë ose në rastin më ekstrem, që vështirë se mund të ndodh, rrezikon deri në 12 vite burg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: