BERAT

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin K. K., i cili është kapur duke vjedhur sendet brenda një mjeti.

Ky shtetas, është konstatuar nga uniformat blu, duke thyer xhamin e një mjeti të parkuar, e më pas, duke marrë sendet që ndodheshin brenda. Por për fat të mirë, është kapur në kohë nga efektivët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone”.

Njoftimi i Policisë:
Berat

Tenton të vjedhi sendet brenda një mjeti, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë duke thyer xhamin e një mjeti të parkuar me qëllim që të merrte sendet që ishin brenda tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: