Franca do të dërgojë ambasadorin e saj në Australi për të vendosur sërish marrëdhëniet, pasi Australia hoqi dorë nga një marrëveshje për të blerë nëndetëset franceze duke shkaktuar një tension.

Muajin e kaluar, Australia krijoi paktin e sigurisë Aukus me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar  që synonte ruajtjen e ndikimit perëndimor në Azi -Paqësorin.

Parisi e quajti marrëveshjen një “goditje në shpinë”. Menjëherë pas njoftimit tronditës, Franca tërhoqi ambasadorët e saj nga Australia dhe Ëashington DC në shenjë proteste.

Kryeministri australian Scott Morrison ka thënë se Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar të marrë telefonatat e tij. Ministri i Tregtisë i Australisë është shmangur gjithashtu nga homologu i tij francez.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb