TIRANË- Me sa duket demokratët nuk po gjejnë prehje pas humbjes më 25 qershor dhe ka nga ata që kanë kërkuar rikthimin e ish-liderit historik Sali Berisha në krye të forcës politike më të madhe opozitare.

Një nga ata ka qenë ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, kundërshtare e thekshme e Lulzim Bashës, e cila tha se edhe më parë në politikën botërore ka pasur rikthime. Nisur nga kjo kërkesë deputeti socialist, Erion Braçe ka një mesazh. Ai thotë se është legjitime të sulmosh e kritikosh Bashën por të kërkosh rikthimin e Berishës ‘ku thërret qameti’.

STATUSI I BRAÇES
Të kritikosh, sulmosh, luftosh Lulzim Bashën është legjitime, madje e thjeshtë! Por të thërrasësh, “aman Sali Berisha kthehu e shpëto PD”,
“heshtja jote Sali Berisha te bën fajtor”, “Lulzim Basha ka urdhëruar te vritet politikisht Sali Berisha”, pas 27 vitesh, është ku të thërret qameti!!
Qani tani se ku i dihet, kthehet!!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: