Të dielën më 19 prill Thohir do zbarkojë në Milano. Luhet deri më Milan-in, dhe planifikohet e ardhmja, mbi të gjitha ajo e Icardi-t. Presidenti i Inter-it dëshiron ta takojë personalisht sulmuesin për ti bërë të qartë se e ardhmja kalon nga ai. Problemi është se ndërmjet kërkesës dhe ofertës ekziston një boshllëk prej afro gjysmë milion euro. Për të firmosur një kontratë deri në vitin 2019 Icardi kërkon 3 milion euro ndërsa Inter ofron 2.6 milion. Për këtë arsye Thohir do të përpiqet të bëjë ndërmjetësin. Në një kohë kurë çështja Icardi pritet të marrë formë në ditët në vijim nga Anglia përforcohet ideja e se Mancini ka vendosur si objektiv kryesorë mesfushorin Toure. Sipas “Daily Mirro”, Inter ka gati një kontratë 5 vjeçare për futbollistin e Man.City dhe një pagë prej 7 milion euro neto në sezon.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: