Lewis Hamilton pas Çmimit të Madh te Silverstone-s thumboi “Ferrari-n” për shkak të përplasjes që pati në fillim të garës me Kimi Raikkonen.

Britaniku i cili dje doli i dyti kur u pyet nga gazetarët për Ferrari-n u shpreh: “Kanë strategji interesante…”

Gjithsesi sot britaniku duket se ka ndryshuar mendim pasi nëpërmjet rrjeteve sociale i ka kërkuar falje Kimi Raikkonen. Në një postim në ‘insta story’ piloti i ‘Mercedez’ ka shkruar:

“Kimi kërkoi falje dhe unë e pranoj dhe ecim përpara. Ishte një incident që ndodh në garë dhe asgjë më shumë. Nganjëherë ne themi marrëzira dhe ne mësojmë nga ato.”

waegf

Kujtojmë që Hamilton e nisi si i pari garën, por pas përplasjes përfundoi i fundit. Gjithsesi ai arriti të rikuperonte dhe të renditej menjëherë pasi rivalit të tij, Sebastian Vettel, i cili garon me skuderinë ‘Ferrari’ dhe dje fitoi garën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb