Vijojnë kërkimet nën rrënoja në Turqi për të gjetur të mbijetuar pas tërmetit të djeshëm. Teksa nga poshtë rrënoja vijnë lajme që rëndojnë bilancin e viktimave, ka dhe shpresë. E tillë është dhe për këtë vogëlush i cili u shpëtua nga ekipet e kërkimit, ndërsa ishte duke fjetur gjumë.

I mbijetuari i vogël i tërmetit, i cili pa ekipet e shpëtimit dhe dritat me sy të përgjumur, nuk mund ta fshehte habinë e tij, duke pyetur “Çfarë po ndodh?”.

Dhe ekipi iu përgjigj: “Asgjë nuk po ndodh. Ti je hero, biri im, mirëmëngjesi”, shkruajnë mediat turke.
Mbi 5 mijë vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb