Fëmijët po përballen me një situatë “katastrofike” në Gaza, ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’u japin ujë të kripur. Kështu deklaron agjencia e OKB-së për ndihmë për fëmijë, Unicef. Toby Fricker, një zëdhënës i organit, i tha BBC Neës se mungesat që ekzistonin në Gaza edhe para konfliktit aktual ishin “rritur në një nivel tjetër”.

“Një nga anëtarët e stafit tonë, ka dy fëmijë, 4 dhe 7 vjeç. Ajo thjesht po përpiqet t’i mbajë vajzat të sigurta, për t’i mbajtur ato gjallë në baza të përditshme. Fëmijët po pinë vetëm ujë të kripur”, tha Fricker. I pyetur për furnizimet me ndihma që tani kanë mundur të hyjnë në Gaza, Fricker tha: “Ka pasur furnizime, por është jashtëzakonisht minimale.

“Kur shihni nevojat e jashtëzakonshme në terren që kemi, duhet të ketë shumë, shumë, shumë më tepër.”. Fricker bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” dhe rritje të ndihmave në Gaza “në baza të qëndrueshme”. “Ajo që ne po shohim tani në baza të përditshme është se fëmijët po vriten, fëmijët po plagosen, po gjymtohen. Dhe kjo është gjëja numër një – të mbroni jetën e fëmijëve dhe t’i mbani fëmijët gjallë” tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: