Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, ku shfaqet projekti për të ardhmen e Vorës.

Rama nënvizon se në projekt janë paraparë edhe ndërtimet, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që solli shumë pasoja në këtë zonë.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

RINDËRTOJMË ? BASHKË

Prezantimi mbi zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimi i objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit”, shkruan Rama.

Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se për maksimumi 3 muaj nis puna e infrastrukturës.

Nga ana e saj, Elva Margariti tha se për 30 deri 40 ditë pritet që të nisë puna për rindërtimin e Vorës.

Për 30-40 ditë besoj se do të nisin punimet e para. Do ketë edhe një modelim të apartamenteve në zonën e Vorës”, tha Margariti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: