TIRANE – Menjëherë pas kthimit në Shqipëri ditën e djeshme, Skënderbeu ka filluar stërvitjen nga Korça, atje ku trajneri Ilir Daja ka mbajtur të tijtë në seancën e parë përgatitore për ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos së Zagrebit. Ka qenë një seancë përgjithësisht e lehtë për Skënderbeun me ushtrime vrapimi dhe rikuperimi të gjendjes fizike.
Skenderbeu-stervitje-470x353
E gjithë puna është zhvilluar dje në aneksin e ri të stadiumit. Binte në sy prania e shumë tifozëve që ishin të pranishëm në këtë seancë stërvitore, të cilët i kanë ndjekur nga afër zhvillimet dhe stërvitjen e parë të ekipit. Gjatë gjithë kohës nuk kanë munguar duartrokitjet për heronjtë e Zagrebit, si dhe mbështetja për një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës në “Elbasan Arena” shkruan Panorama.

Pas kësaj seance të parë stërvitore, trajneri i Skënderbeut, Ilir daja vendosi se që prej ditës së sotme stërvitja do të zhvillohet në stadium, por me dyer të mbyllura. Rikthehet kështu sërish frika nga spiunët kroatë në kampin bardhekuq dhe menjëherë trajneri kryeqytetas merr masat e nevojshme për të përgatitur në qetësi ekipin. Nga sot, asnjë person nuk do të lejohet të ndjekë stërvitjet e ekipit, ky ka qenë ultimatum i Dajës, i cili kërkon qetësi absolute për këto katër ditë stërvitje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: