Arsenal doli me 3 pikë nga transfertë përballë Sunderland, një fitore e vuajtur, por shumë e rëndësishme që i mban “topçinjtë” në krye të Premier League. Kjo transfertë prodhoi edhe një episod shumë të veçantë, ku protagonist i bë Gyokeres. Në një moment të ndeshjes, “bomberi” suedez i drejtohet shkallëve të stadiumit, aty ku ndodhej një bionde bukuroshe, e cila nuk qëndroi në heshtje, por i bëri me duar shenjën e telefonatës: “Më telefono”.

Në ato momente, ndërhyri Havertz që tërhoqi nga fanella Gyokeres. Pas ndeshjes, Havertz bëri një batutë shumë të bukur mbi këtë episod:

“E shpëtova, në të kundërt do të flinte në divan”, u shpreh Havertz duke komentuar atë episod që po bën xhiron në rrejt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb