Ambientalisti Lavdosh Feruni është shprehur se vendimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për të vendosur dy termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 2” të vendosur në Vlorë do të sjellin shkatërrimin e këtij gjiri.

Në një intervistë për Panorama TV, Feruni se kriza energjetike u përdor si justifikim për të sjellë këto dy TEC-e lundruese për bregdetin e Vlorës.

Por thekson se “nuk mund të blesh energji me çmim 2-3 herë më të lartë nga këto TEC-e, krahasuar me energjinë që mund ta blesh në tregun ndërkombëtar, aq më tepër që është futur edhe bursa në Shqipëri tani, mund ta lehtësojë si proces, kjo s’ka sens”.

Ambientalisti Feruni tha se ky vendim është një gabim i rëndë i qeverisë shqiptare dhe e krahasoi me aferën e inceneratorëve.

“Është jashtë ligjit dhe e shpreh hapur që ne jemi kundra. Kemi kërkuar që të ikin nga Gjiri i Vlorës. Janë të rrezikshme për të ardhmen e qytetit, për 30-40 vitet e ardhshme. Planet e tyre çojnë në shkatërrim total të gjirit të Vlorës.
Nuk mund të blesh energji me çmim 2-3 herë më të lartë nga këto TEC-e, krahasuar me energjinë që mund ta blesh në tregun ndërkombëtar, aq më tepër që është futur edhe bursa në Shqipëri tani, mund ta lehtësojë si proces. Kjo s’ka sens, nuk ka të bëjë fare me plotësimin e nevojave për energji e me radhë. Kriza që u paraqit si justifikim për të sjellë këto TEC-e nga Bangladeshi për të cilën akuzohem pse e kam thënë këtë. Kjo është justifikuar si çështje krize, ishte krizë për pak kohë, jo për Shqipërinë sepse s’kishte probleme të tilla. Kriza përfundoi më 15 prill 2022, këto erdhën në shtator”, tha Feruni.

Ai theksoi se ky është një gabim i rëndë i qeverisë, në rastin më të mirë nga një naivitet dhe në rastin më të keq është një aferë që ngjason me atë të inceneratorëve.

“Projekti u bë që do kishte inceneratorë, por nuk ka të tillë. Është një skemë e përgatitur që të bëjmë diçka që të mos ketë inceneratorë, por të ngjajnë si inceneratorë edhe të vëmë ca tarifa, që gjoja sikur incenerohen mbetjet. Akoma ka probleme me këtë çështje, edhe Gjykata kane mbetur tek çështjet fiskale dhe jo tek thelbi.
Kjo është aferë e njohur publikisht. Duke qenë se kjo është aferë e vërtetuar. Bëj paralelizëm, duke parë edhe çështjen e TEC-eve lundruese, janë aty, por nuk punojnë”, tha Feruni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb