Në vitin 2021, aplikacioni TikTok për shkëmbimin e videove të shkurtra u bë domeni më i vizituar i internetit në botë duke kaluar kështu motorin e kërkimit Google, sipas kompanisë teknologjike amerikane Cloudflare.

ТikTok doli në vendin e parë më 17 shkurt, ndërsa nga 10 gushti është gjithmonë më përpara se Google.

TikTok, është në pronësi të kompanisë kineze ”Byte Dance”.

Pozicionin e tretë të domenëve më të vizituar, përfshirë edhe faqet web dhe aplikacionet, e mori rrjeti social Facebook, të katërtin Microsoft, ndërsa të pestin Apple.

Në listen e 10 faqeve më të vizituara gjenden Amazon, Netflix, YouTube, Twitter dhe Whatsapp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: