Ky sezon i ri e gjen qytetin më të pastër dhe më të rregullt. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, e cila po zhvillon një aksion të gjerë pastrimi në të 24 njësitë administrative të Tiranës si dhe në rrugët kryesore duke hequr inertet por edhe mbetjet e hedhura pa kujdes nga qytetarët që sjellin jo vetëm ndotje, por shkaktojnë edhe probleme.

Punonjësit e ndërmarrjes Nr 1 të Bashkisë po vijojnë punën duke u kujdesur çdo ditë për imazhin e Tiranës përmes pastrimit dhe mirëmbajtjes.

Goma, gurë apo tuba të hedhur pa kujdes apo për të uzurpuar hapësirat publike me qëllim parkimin e automjeteve janë disa prej objekteve të përditshme që hiqen nga punonjësit e Bashkisë.

Përmes këtij aksioni të gjerë pastrimi nga mbetjet, Bashkia e Tiranës i paraprin edhe stinës së vjeshtës që sjell dhe sezonin e shirave duke parandaluar në këtë mënyrë edhe bllokimin e pusetave dhe përmbytjen e rrugëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: