Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Autizmit, edhe Shqipëria iu bashkua nismës ndërkombëtare Ndriço BLU për AUTIZMIN.

Kështu dje në mbrëmje Muzeu Historik Kombëtar, Presidenca, Banka e Shqipërisë, Hotel Tirana Internacional kanë ndriçuar me blu fasadat e jashtme të godinave të tyre për të sjelle vëmendje ndaj Autizmit.

Kjo nismë që shoqëritë anembanë globit ndërmarrin në shenje solidariteti, konsiston në ndriçimin në blu të godinave me simbolikë të veçantë, si ato me karakter historik, kulturor, financiar etj, në mbështetje të personave me autizëm, të vlerësimit të potencialit që ata kanë dhe për të sjellë më shumë vëmendje për nevojat e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: