Gara për titull është futur në një pikë të nxehtë, kjo fal fitores të Vllaznisë në klasiken përballë Tiranës, por dhe rikthimin e Partizanit, me të kuqtë që morën fitoren e parë për këtë vit.

Shkëlqim Muça, tekniku i mirënjohur kryeqytetas, në një intervistë për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, analizoi ecurinë e tre ekipeve kryesuese. Muça shprehet i bindur se gara për titull do të zhvillohet deri në fund mes këtyre tre ekipeve me shumë traditë.

Në sytë e trajnerit, Tirana është më cinike, di të fitojë mbi të gjitha ndaj ekipeve të vogla. Bardheblutë gjithashtu lëvizën mirë në janar, nëse Abazaj do të rikthehet shpejt, Tirana do të jetë shumë e fortë në fundin e sezonit.

Si një trajner me shumë eksperiencë, Muça thekson se deklaratat e Colella-s dhe Josës, që nuk duan të flasin për titull, janë strategji, në të kundërt do të ishin të gabuara, pasi të dy ekipet si Partizani ashtu edhe Vllaznia janë të investuara mirë, janë të ndërtuara për të qenë për titull. Në intervistën e tij, Muça zbuloi edhe gjërat pozitive jo pozitive deri në këtë pikë të sezonit.

“Kampionati është bërë më i hapur, më i bukur. Jo vetëm gara për titull. Tre ekipet e para do të luftojnë deri në fund. Nuk janë ekipe që dominojnë ndeshjet, por kanë një grup më të spikatur, kanë mentalitet fitues.

Ekipet kanë lëvizur mirë në merkaton e janarit, Tiranës nuk i dolën llogaritë mirë vetëm me Abazaj, për shkak të dëmtimit. Tirana ka qenë gjithnjë cinike me ekipet e vogla, edhe në të kalurën, ndryshe nga Vllaznia. Janë rivendosur balancat, Tirana pret vetëm rikthimin e lojtarëve, nëse vjen Abazaj bëhet shume e fortë.

Vllaznia, është më fat që është vetëm 3 pikë larg në këtë pikë të sezonit. Janë në momentin e tyre më të mirë tani. Partizani është një ekip me potencial. Colella Josa nuk përmendin titullin? Nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Nuk mund të thonë që nuk jemi për titull. Objektivi është i qartë. Janë ndërtuar për titull, mund të ndikoj keq edhe në skuadër.

Mungesa e ciklit fitues në Shqipëri? Ne nuk kemi stabilitet, jemi vend i vogël, në vështirësi financiare. Projektet janë afatshkurtër. Është gabim, duhet të krijosh stabilitet. Pjesa e bukur dhe e keqe? Nuk ka shumë diferenca, është bërë më i bukur, ka rivalitet, kanë investuar. Minus i madh është publiku, futbolli luhet për njerëzit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb