Me entuzismin e derbit të fituar, Tirana priste Flamurtarin e vendit të fundit me objektin tre pikët për të ruajtur hapin e Kukësit të vendit të parë dhe për të përfituar nga frenimi i grupit të madh të ndjekësve.

Të besuarit e Emanuel Egbos bëjnë mirë detyrat e shtëpisë, ndonëse vuajnë disi pasi e marrin lehtë skuadrën kuqezi, e cila në pjesën e parë mund të kishte bërë dëm në kuadratin e Likës.

Por në pjesën e dytë një penallti e shndërruar në gol nga Batha dhe të fituar nga Torasa zhbllokon bardheblutë. Minuta e 65-të, Alla tregon pikën e bardhë pas rrëzimit të argjentinasit. Protestojnë vlonjatët, por pak rëndësi ka mesfushori shënon golin e dytë radhazi pas atij në derbi.

Nëntë minuta më pas është Torasa që dyfishon dhe i vë kapak sfidës kur shënon një gol të bukur me një gjuajtje fluturimthi pas harkimit të Kales.

Minutat e mbetura nuk dhurojnë më asgjë. Tirana fiton, ngjitet në kuotën e 25 pikëve po aq sa Laçi, Partizani dhe Teuta, ndërsa Flamurtari me 6 pikët duket gjithnjë e më i pashpresë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb