TIRANË – Derbi më i zjarrtë ndër vite pritet të jetë përballja Tirana-Partizani që sapo ka nisur të luhet në “Selman Stërmasi”. Mirel Josa i rikthyer te Tirana ka deklaruar se është mësuar me fitore ndaj “demave të kuq”, madje e ka bërë këtë që në takimin e parë që ka drejtur Tiranën. Nga ana tjetër Sulejman Starova i Partizanit është treguar më diplomat duke bërë thjesht një analizë të takimit.
Sidoqoftë ky derbi për këdo që do t’i buzëqesh do ta ndihmojë së shumti në ndeshjet e ardhshme për prestigjin që të dhuron. Nga ana tjetër nuk mund të ketë arsye më të madhe se një fitore për t’ia dhuruar lojtarit të 12-të, që janë tifozët, e në këtë ndeshje ata më të zjarrtit.
MINUTË PAS MINUTE
67- Ndërsa tifozët e kanë kthyer në festë ndeshjen, gjyqtari Jemini kthen skuadrat në dhomat e zhveshjeve, në pritje të rifillimit të ndeshjes.
62- Ndalet derbi, ikin dritat në stadiumin “Selman Stërmasi”.
58- Ka rënë ritmi në këto minuta, pasi skuadrat janë shumë të kujdesshme për të mos lënë hapësira dhe si rrjedhojë e gjithë loja po zhvillohet në mesfushë.
49- Taku shpërthen në krahun e djathtë dhe jep një pasim në qendër për Cise, por ky i fundit mundohet të bëjë lëvizjen spektakolare duke goditur topin me thembër dhe shpërdoron një mundësi të mirë për të shënuar.
46- Nis pa zëvendësime pjesa e dytë.
45+1 Mbyllet pjesa e parë me Tiranën më kërkuese por edhe Partizani nuk mbetet mbrapa. 45-së minuta lojë dhe rezultati mbetet i mbërthyer me shifrat 0-0
41- Godet batha fort goditjen e dënimit por reagon Lika në dy kohë duke neutralizuar rrezikun
39- Ekuban depërton bukur mes tre lojtarëve dhe rrëzohet në mënyrë të parregullt. Vërshëllen gjyqtari por goditje dënimi jashtë zonës së rreptësisë
33- Një goditje dënimi që harkohet bukur në zonë nga Torrasa i cili gjen Ekuban që godet më kokë topin e përfundon ngjitur me shtyllën e majtë
26- Cisse godet nga jashtë zone për të korrigjuar atë rast të humbur pak çaste më parë por është sërish i pafat pasi topi përfundon pak jashtë portës
23- Tirana humbet një rast të shkëlqyer me Cisse i cili gjendet ballë për ballë me portierin Hoxha por nuk arrin dot të shënojë nga fare pranë
16- është Tirana ajo që luan hapur dhe kërkon e para të gjejë golin e avantazhit, ndërkohë Partizani qëndron në pritje për të përfituar nga ndonjë kundërsulm
11- vjen goditja e parë nga të kuqtë, e më konkretisht Emiliano Vila që e dërgon topin shumë larg kuadratit
4′- Tirana tenton me një goditje nga jashtë zone duke vënë në provë Alban Hoxhën që reagon mirë për fatin e keq të tifozëve “bardheblu”
1′- Në mbështetjen e tifozërisë që është shumë e zjarrtë dhe të vërshëllimën së arbitrit kryesor Lorenc Jemini nis takimi në “Selman Stërmasi”
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Lika, Hoxhallari, Muça, Teqja, Kërçiku, Karabeci, Reuben, Moise, Merveile, Taku, Cise.
Trajner: Mirel Josa
Partizani: Hoxha, Kalari, Atanda, Krasniqi, Ibrahimi, Ramadani, Trashi, Batha, Torasa, Vila, Ekuban.
Trajner: Sulejman Starova
(er.ko/BalkanWeb)