Të gjithë prisnin që Egbo përballë Besëlidhjes të hidhte në fushë lojtarët më pak të aktivizuar, të bënte një rotacion, për të lehtësuar titullarët në prag të një kalendari të ngjeshur.

Formacioni
Formacioni

Egbo befasoi duke startuar me formacionin e tij tip, mungonte vetëm Gent Muça, rezultati më pas ishte ai që të gjithë prisnin. Tirana çmontoi Besëlidhjes që në raundin e parë të fazës çerekfinale duke rezervuar një vend mes katër ekipeve më të mira.

Kjo ishte “shuplaka” e radhës që kryeqytetasit i japin rivalëve që i cenojnë objektivat e tyre sezonal, kjo ishte fitorja e radhës me 5 gola pas asaj në fundjave përballë Luftëtarit. Në çdo rast titulli mbetet primar, objektivi kryesor, por duke parë organikën që kanë në dispozicion, Tirana vërtetoi përballë Besëlidhjes së këtë sezon kërkojnë gjithçka. Më Kupën të arkivuar, kryeqytetasit duhet të bëjnë tashmë llogaritë me Teutën në Superligë, një transfertë delikate duke parë dhe formën dhe objektivat e ekipit durrsak këtë sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: