Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin me radar në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor,  me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve, përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, thotë Policia.

Prej orës 16:00 deri në orën 23:30 në rrugën interurbane Tiranë-Tuneli i Krrabës-Tiranë, aktualisht në Ibë, janë evidentuar e  ndëshkuar 43 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që varionte nga 125 km/h deri në 139km/h,  nga të cilët 12 janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 deri në 2 muaj. Ndërkoh, 31  janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtmit.

Janë ndëshkuar edhe 16 drejtues mjetesh me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili pasi kanë kryer parakalime të rrezikshme, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të respektojnë rregullat e qarkullimit që të shmangen aksidentet e mundshme në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb